Gjatë muajit shtator 2017, pesë tandemë të mësimdhënësve filluan me trajnimin e nivelit bazik për arsimin e integruar dhe interkulturor në suaza të Qendrës së trajnimit pranë QDN Shkup. Procesi i trajnimit është zbatimi praktik i fushës së dytë tematike të Konceptit për Arsim Interkulturor “Kompetencat për edukimin ndërkulturor të kuadrit mësimor”. Mësimdhënëset të cilat filluan me trajnimin e nivelit bazë për arsimin e integruar për vitin shkollor 2017/2018 janë:
- Aneta Shukriu- Nebi
- Lence Poposka
- Elena Panova- Naumovska
- Giliser Abdula
- Vesna Stojanova
- Aferdita Sali
- Ruhije Sali
- Lidija Zaborska
- Teuta Bexheti
- Silvija Roskova