Tandemët e dalluar të mësimdhënësve për vitin shkollor 2014/ 2015
Njëri nga evenimentet kryesore të cilët e shënuan këtë vit shkollor ishte nominimi dhe selektimi i tandemëve më të suksesshëm të mësimdhënësve të cilët janë në rolin e realizuesve të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsimim të integruar. A gjatë procesit të planifikimit dhe realizimit të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore të cilët po ashtu u konfirmuan nga vlerësimi i jashtëm i ekspertëve dhe observimet e rregullta.
Më 10 qershor 2015 u organizua eveniment në të cilin QDN Shkup ju ndau mirënjohje tandemëve të mësimdhënësve për implementimin e suksesshëm të modelit Nansen për arsimim të integruar gjatë vitit shkollor 2014/2015. Mirënjohjet iu ndanë: Zujca Stojanova dhe Deniz Rexhepov nga SHFK “Goce Dellçev”- Konçe, Gabriella Merxhanoska dhe Nagihan Snopçe nga SHFK “Gove Dellçev”- Gostivar, Radica Acevska dhe Mirsada Idrizi nga SHFK “Liria”- Tetovë.
Fondacioni për arsimim të integruar ndau çmimet për tandemët e dalluar të mësimdhënësve për vitin shkollor 2014/2015
Më 19 dhe 22 qershor 2015, drejtori i Fondacionit për arsimim të integruar z. Veton Zekolli i ndau çmimet për tandemët e dalluar të mësimdhënësve për vitin shkollor 2014/2015 të cilët u nominuan dhe u selektuan nga Qendra për dialog Nansen Shkup. Çmimi “Tandemë të dalluar të mësimdhënësve” u prezantua për herë të parë gjatë këtij viti për ti dhënë mirënjohje dhe përkrahje mësimdhënësve të cilët janë të dalluar për profesionalizmin, përkushtim e tyre si dhe realizimit të vazhdueshëm kualitativ të programeve për arsimim të integruar sipas modelit Nansen për arsimim të integruar në suaza të shkollave të tyre.
Çmimi do të ndahet në mënyrë tradicionale çdo vit nga ana e Fondacionit për arsimim të integruar në partneritet me Qendrën për dialog Nansen Shkup me qëllim të njohjes, mbështetjes dhe promovimit të mësimdhënësve të dalluar në fushën e arsimimit të integruar.