Më 9 shkurt 2018 profesorët Natasha Mladenovska dhe Faruk Jashari realizuan aktivitetin interkulturor me nxënësit me temën “Të drejtat e njeriut”. Qëllimet e aktivitetit ishin: të kuptuarit e rëndësisë së konceptit të të drejtave të njeriut; inkurajimi i respektit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut; inkurajimi i nxënësve të diskutojnë për të drejtat dhe detyrimet e ndryshme; promovimi i respektit për mendimet e ndryshme; të mësuarit bashkëpunues.