Më 9 dhe 16 mars 2018, mësimdhënëset Tijana Bajraktarska dhe Hurmet Ala zbatuan aktivitetin jashtëmësimor në temën “Veshjet tradicionale maqedonase”. Qëllimet e aktivitetit ishin:
– Mirëmbajtja e një klime pozitive emocionale në grup duke paraqitur muzikën popullore të fëmijëve;
– Promovimi i identitetit kulturor përmes njohjes me veshjet tradicionale maqedonase dhe rolin e tyre në festime të caktuara;
Nxënësit morën pjesë në mënyrë aktive dhe bashkëpunuan gjatë aktivitetit duke u njohur me veshjet tradicionale maqedonase dhe elementet e tyre përbërëse.