Më 1 nëntor, 2017 mësimdhënëset Radica Acevska dhe Mirsada Idrizi realizuan aktivitetin ndërkulturor të titulluar “Greqia” në suaza të programit Nansen për Paqe dhe tolerancë. Qëllimet e aktivitetit ishin: thellimi i njohurive paraprake të nxënësve për traditat, zakonet dhe gjuhën fqiut jugor të Maqedonisë, Greqinë; nxitja dhe përkrahja e klimës pozitive, socio-emocionale në grup me përbërje etnike heterogjene; zhvillimi i ndjenjes së gëzimit dhe kënaqësisë gjatë realizimit te aktiviteteve dhe lojrave.