Qendra për dialog Nansen Shkup, publikoi edicionet e reja të programeve vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore të plotësuara me përmbajtje të reja të parapara për realizimin e modelit Nansen për arsimim të integruar duke filluar nga viti shkollor 2015/2016. Programet e përfshijnë tërë ciklin e arsimit fillor dhe të mesëm.

Programet vjetore janë të hartuara nga Ekipi për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë Qendrës për dialog Nansen Shkup duke shfrytëzuar eksperiencën shumëvjeçare nga themelimi, realizimi dhe zhvillimi i arsimimit të integruar në Maqedini duke falenderuar dhe eksperiencën ndërkombëtare nga Norvegjia dhe Irlanda e Veriut.

Programet janë në korelacion me përmbajtjet të programeve mësimore zyrtare duke i begatuar në ndërkohë aktivitetet e integruara jashtëmësimore me qasjen dygjuhësore me metoden e lojës.

Aktivitetet e integruara jashtëmësimore, nëpërmjet qasjes së individualizuar ndaj secilit nxënës, qasjes dygjuhësore si dhe formës tandeme e të vazhdueshme ekipore të punës, ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së gjithmbarshme të procesit edukativo-arsimor sikur edhe në zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të shumta jetësore te nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, të domosdoshme për bashkëjetesë cilësore në bashkësitë me karakter multietnik.

Programet vjerore për aktiviete të integruara jashtëmësimore për arsimin fillor dhe të mesëm mundësojnë përfitimin e njohurive dhe shkathtësive të reja, begatim të vazhdueshëm të njohurive, ndërtimin e vetëbesimit si dhe promovimin e komunikimit, socializimit, dialogut, tolerancës dhe tejkalimin e stereotipeve dhe paragjykimeve.

Përmbajtja e plotë e Programeve vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore është në dipozicion vetëm në vesion të shtypur dhe është i paraparë për realizuesit e drejtpërdrejtë të modelit Nansen për arsimim të integruar në shkollat e inkuadruara në projekt, si dhe në shkollat të cilat e aplikojnë modelin përmes aktiviteteve projektuese.