Qendra për trajnim për arsim interkulturor pranë Qendrës për Dialog Nansen Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës të R. së Maqedonisë së Veriut (MASh), si dhe Këshillin e arsimit të intergruar të Irlandës Veriore (NICIE) shpallin

THIRRJE E HAPUR PËR TRAJNIM PËR ARSIM INTERKULTUROR-MODUL B,

si pjesë e Strategjisë shtetërore për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm

INFORMACIONE RRETH TRAJNIMIT:

  • Trajnimi është i planifikuar për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin MODUL-A në vitin 2020.
  • Trajnimet mbahen në dy/tre gjuhë (MK/ShQ/TR).
  • Trajnimet mbahen nga ligjerues lokal dhe ndërkombëtar të sferës së arsimit interkulturor.
  • Trajnimi karakterizohet me: punë në grupe të vogla, diskutime grupore, simulime, të mësuarit me anë të zgjidhjes së problemeve dhe luajtjen e roleve.
  • Për përfundimin e suksesshëm të trajnimeve, pjesëmarrësit marrin çertifikatë të pranuar ndërkombëtarisht.
  • Duke i marrë parasysh protokolet dhe rekomandimet shëndetësore, si dhe rrethanat specifike në të cilat po zhvillohet ky vit shkollor, trajnimi do të mbahet online në platformën Zoom. Sigurisht do t’i përcjellim masat dhe rekomandimet në periudhën që vijon dhe sipas asaj do t’a adaptojmë edhe trajnimin.
  • Paraqitja për trajnim bëhet në mënyrë individuale nga ana e kandidatëve të interesuar, me plotësimin e aplikacionit në dispozicion.
  • Vendet janë të kufizuara, prandaj ata të cilit do të paraqiten më herët do të kenë përparësi për kyçje në trajnim.
  • Aplikacioni mund të plotësohet në linkun në vijim: https://tcnmie.org/sq/aplikoni
  • Afati i fundit për paraqitje është 25.02.2021 deri në ora 15. Aplikacionet që do të dërgohen pas afatit, si dhe aplikacionet e pa plotësuara tërësisht, nuk do të merren parasysh.
  • Për të gjitha informacionet shtesë, na kontaktoni në: contact@tcnmie.org