Qendra për trajnim për arsim interkulturor pranë Qendrës për Dialog Nansen Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës të R. së Maqedonisë së Veriut (MASh), si dhe Këshillin e arsimit të intergruar të Irlandës Veriore (NICIE) publikojnë:
THIRRJE E HAPUR PËR BURSA PËR TRAJNIM PËR ARSIM INTERKULTUROR
si pjesë e Strategjisë shtetërore për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm
PËRMBAJTJA DHE STRUKTURA E TRAJNIMIT
Trajnimi përmban temat në vijim:
INFORMACIONE RRETH TRAJNIMIT:
- Trajnimi është i dizajnuar për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.
- Trajnimi përfshin 8 punëtori njëditore, të cilat do të mbahen me dinamikë një herë në muaj, në ditë pune, në periudhën prej orës 10 deri në orën 16.
- Trajnimet mbahen në dy/tre gjuhë (MK/ShQ/TR).
- Trajnimet mbahen nga ligjerues lokal dhe ndërkombëtar të sferës së arsimit interkulturor.
- Trajnimi karakterizohet me: punë në grupe të vogla, diskutime grupore, simulime, të mësuarit me anë të zgjidhjes së problemeve dhe luajtjen e roleve.
- Për përfundimin e suksesshëm të trajnimeve, pjesëmarrësit marrin çertifikatë të pranuar ndërkombëtarisht.
- Bursa i mbulon të gjitha shpenzimet e rrugës, shpenzimet për ushqim, ligjeruesit, materialet e punës, hapësirën etj. për secilin kandidat.
- Paraqitja për trajnim bëhet në mënyrë individuale nga ana e të gjithë kandidatëve të interesuar, me plotësimin e aplikacionit në dispozicion.
- Vendet janë të kufizuara, prandaj ata të cilit do të paraqiten më herët do të kenë përparësi për kyçje në trajnim.
- Aplikacioni mund të plotësohet në linkun në vijim: https://tcnmie.org/sq/aplikoni
- Afati i fundit për paraqitje është 10.02.2020 deri në ora 15. Aplikacionet që do të dërgohen pas afatit, si dhe aplikacionet e pa plotësuara tërësisht, nuk do të merren parasysh.
- Për të gjitha informacionet shtesë, na kontaktoni në: contact@tcnmie.org