Мë 20 shkurt 2019, mësimdhënëset Maja Miteva Petroska dhe Zaharica Ilieska, me nxënësit e klasës së dytë dhe të tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës “Traditat” nga Sekcioni Njihu me Maqedoninë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.
Nxënësit u njohën me temën e aktivitetit përmes teknikës stuhi idesh. Ata punuan në grupe dhe secili grup mori udhëzime të veçanta për punë si: përgatitja e një libri me titull “Dasmat tradicionale dhe bashkëkohore”, duke përdorur ilustrime të përgatituarа paraprakisht dhe përshkrim të shkurtër për çdo traditë, përgatitjа e bonbonave, ftesave të dasmës dhe lule për xhaketën e dhëndrit.
Qëllimi i këtij aktiviteti është njoftimi i nxënësve me traditat e dasmës në të kaluarën dhe sot, respektimi i diversitetit kulturor në R. e Maqedonisë, nxitja e marrëdhënieve të bashkëpunimit në mes të nxënësve të etnive të ndryshme, inkurajimi dhe mbështetja e klimës pozitive socio-emocionale në grup dhe nxitja e ndërveprimeve të forta në mesin e nxënësve.