Më 1 mars 2018, tandemi i mësimdhënësve Violeta Kostova dhe Urim Suli zbatuan aktivitetin “Traditat në Lapland” të planifikuar në suaza të sekcionit Popujt e botës. Nxënësit me kënaqësi punuan në ekip dhe me interes të madh ndoqën të gjitha aktivitetet e përgatitura nga mësimdhënësit.

“Gjatë aktivitetit, shfaqet një video prezantim i Laplandit. Në prapavijë dëgjojmë muzikë. Nxënësit ngjesin fleta në hamer dhe përreth tij shkruajnë termat që më së shumti i asocojnë në Laplandin. Secili prej grupeve paraqet shkurtimisht hamerin e përgatitur. Rezultati i aktivitetit ishte atmosferë e bukur, bashkëpunim, fëmijë të lumtur dhe të kënaqur” V. Kostova dhe U. Suli.