Nga 10 deri më 17 Dhjetor 2018, Qendra për trajnim pranë QDN Shkup mirëpriti pjesëmarrësit e grupeve 22, 23 dhe 24 të nivelit të avancuar të trajnimeve të Modelit Nansen për arsim interkulturor. Në këto grupe u përfshinë mësimdhënës nga shkollat:

sh.f. Kërste Petkov Misirkov- Radovish, sh.f. Goce Dellçev – Manastir, sh.f. Penestia – Dibër, sh.f. Toli Zordumis – Kumanovë, sh.m.k. Gostivar – Gostivar.

Tema e punëtorisë së parë të realizuar ishte: “Ndërtimi i mjedisit interkulturor shkollor”, gjatë të cilit mësimdhënësit dhe trajnuesit patën mundësi që së bashku t’i përmbushin edhe disa nga qëllimet kryesore të trajnimeve të nivelit të avancuar.

Qëllimet e trajnimeve të nivelit të avancuar janë:

  • Njohja me konceptin dhe idenë për arsim interkulturor si dhe veçoritë dhe karakteristikat e tij;
  • Senziblizimi për respektimin e dallimeve në shoqërinë më të gjërë;
  • Përkrahja e bashkëpunimit konstruktiv dhe inteakcionit mes kuadrit mësimdhënës si dhe mes institucioneve arsimore nga komunat e ndryshme të R.M;
  • Aftësimi për vlerësim kualitativ të përmbajtjeve në literaturën mësimore;
  • Njohja me shembuj dhe eksperienca pozitive për implementim të suksesshëm të arsimimit interkulturor;
  • Zhvillimi i idesë për arsimim interkulturor në kontekstin shoqëror të Maqedonisë;
  • Krijimi i standardeve për evaluimin e aktiviteteve të ndryshme interkulturore