Në fund të muajit Janar 2019, në Qendrën për Trajnim të QDN Shkup u realizua punëtoria e dytë për grupet 22, 23 dhe 24, të nivelit të avancuar të trajnimeve të Modelit Nansen për arsim interkulturor. Tema e punëtorisë së rradhës ishte e shoqëruar me aktvitete dhe diskutime rreth temës “Qasje e paanshme në shkollat e integruara”. Gjatë kësaj punëtorie trajnuesit dhe mësimdhënësit aplikuan veçoritë kryesore të trajnimeve të nivelit të avancuar, si:
- Mënyrë interaktive e punës
- Qasje dygjuhësore
- Punë në grupe të vogla
- Diskutime grupore
- Mësim nëpërmjet zgjedhjes së problemeve
- Interpretim i roleve