Në periudhën prej 24.08-26.08.2010 është mbajtur trajnim treditor, qëllimi i së cilës ishte promovimi i konceptit dhe metodologjisë të punës në shkollat e integruara dygjuhësore.

Trajnimi ishte i dedikuar për mësimdhënësit të cilët janë në rolin e realizatorëve direkt në SHFID (f.Preljubisht), si dhe për mësimdhënësit të cilët do të zhvillojnë mësim në SHMID në vitin e parë. Në mënyrë aktive morën pjesë edhe pesë mësimdhënëse të grupit klasor nga SHF Marshall Tito, Strumicë, ku është në plan zgjerimi dhe multiplicimi i proektit gjatë vitit 2010/2011. Në trajnim ishin të ftuar edhe mësimdhënëset: D.Rexhepi dhe A. Kitanovska, si bashkpuntore shumëvjeçare në QDN, Shkup.

Trajnimi ishte i strukturuar në tre puntori me tema të ndryshme ditore:

– Çka është SHFID?
– – Veçoritë e arsimit të integruar dygjuhësore dhe
– Si deri te arsimi i integruar dygjuhësor.

Trajnimi u mbajt në hapsirat e SHFID (f.Preljubishtë), si një objekt reprezentativ, i cili karakterizohet si indikator pozitiv për përfitimet e arsimit të integruar dygjuhësor, duke filluar nga mosha e re shkollore.

Të gjitha puntoritë e lartëpërmendura u shënuan me një qasje interaktive, që mundësoi pjesmarësit në kontinuitet të kenë rol aktiv gjatë realizimit në tandem dhe në tim të detyrave praktike të cilët ishin të parashikuara.

Realizimi në grupe të detyrave rezultoi me një bashkpunim konstruktiv ndërmjet tyre, si dhe me rezultate të sukseshme dhe kualitative.

Gjatë tre ditëve mbizotroi një atmosferë e këndshme, si dhe një rrethim pozitiv emocional që mundësoi krijimin e komunikimit në të dy gjuhët.