Në 6 nëntor 2015 në hapësirat e Qendrës për Trajnim pranë QDN Shkup, pjesëmarrësit kishin rastin të marrin pjesë në ligjëratën e përgatitur nga znj. Silvia Amaturo nga Qendra Regjionale për Vullnetarë nga Biela e Italisë. Tema e ligjëratës ishte “Vullnetarizmi dhe shkollat në Itali”. Gjatë ligjëratës pjesëmarrësit kishin mundësi të mësojnë më shumë rreth historisë së vullnetarizmit në Itali, kornizën ligjore në bazë të cilës funksionojnë shoqatat e vullnetarëve si dhe për pjesëmarrjen e shollave në aktivitete të ndryshme vullnetare në shoqëri. Znj. Amaturo gjithashtu prezantoi projektin e fundit të implementuar nga Qendra Regjionale për Vullnetarë dhe rezultatet e hulumtimit të lidhura me shkathtësitë dhe kompetencat e përfituara të nxënësve dhe mësimdhënësve të cilët kanë qenë të inkuadruar në aktivitete vullnetare. Pjesëmarrësit diskutuan rreth kontekstin lokal lidhur me statusin e shkollave në lidhje me aktiviteteve dhe iniciativave vullnetare.

Pas ligjëratës pjesëmarrësve iu prezantua Platforma e re elektronike për realizuesit e modelit Nansen për arsimim të integruar e krijuar me qëllim që të ofrojë resurset e nevojshme për planifikim, organizim dhe realizim të suksesshëm të modelit Nansen për arsimim të integruar. Platforma u prezantua nga përfaqësuesit e QDN Shkup znj. Jasmina Romanova dhe znj. Mirlinda Alemdar. Platforma elektronike do të jetë në dispozicion të mësimdhënësve të cilët janë përgjegjës për realizimin e modelit Nansen për arsimim të integruar si dhe për ata të cilat realizojnë aktivitete projektuese sipas modelit Nansen.

Në fund të ditës së punës, pjesëmarrësve iu drejtua drejtori ekzekutiv i QDN Shkup z. Sasho Stojkovski i cili foli rreth bashkëpunimit me shoqatat nga Italia me qëllim të shkëmbimit të eksperiencës me mësimdhënësit. Drejtori ekzekutiv gjithashtu theksoi rëndësinë e Platformës për realizuesit e modelit Nansen për arsimim të integruar dhe rëndësinë e platformës në përmirësimin e kualitetit të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore.