Më 5 shkurt 2019, mësimdhënësit Violeta Parevska dhe Luljeta Kerimi me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Komunikacioni hekurudhor” nga Sekcioni i komunikacionit të Programit për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë realizimit të aktivitetit ditor “Treni”, nxënësit të ndarë në tri grupe, modeluan trena nga materiale të ndryshme, vizatuan hekurudhë në të cilën vendosën trenat e modeluar dhe në fund realizuan ekspozitë me punimet e përfunduara.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë zgjerimi i njohurive paraprake të nxënësve për komunikacionin hekurudhor, pasurimi i fjalorit aktiv te nxënësit me shprehje të reja nga fusha e komunikacionit, përvetësimi i frazave socio-kulturore të domosdoshme për sjellje të drejtë dhe të kulturuar gjatë shfrytëzimit të komunikacionit hekurudhor, si dhe thellimi i marrëdhënieve konstruktive bashkëpunuese ndërmjet nxënësve të komuniteteve të ndryshme etnike.