Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Xhejlan Ismaili dhe Lidija Serafimovska, me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete jashtëmësimore sipas modelit Nansen, në kuadër të temës mujore “Ushqimi” nga Sekcioni Njihu me Maqedoninë

Tema e aktivitetit ditor ishte “Nga tryeza e gjyshes time”. Nxënësit biseduan për traditën, përkatësisht për ushqimet tradicionale në vendin tonë, çfarë ushqime përgatiten dhe cilat janë ushqimet e tyre të preferuara. Në aktivitet ishin ftuar dy amvise nga të dy bashkësitë etnike të cilat sollën ushqime tradicionale të përgatitura në shtëpi. Nxënësit morën pjesë aktive në aktivitete dhe me kënaqësi bashkëpunuan në punë dhe gjatë zbukurimit të tryezës, u shoqëruan mes veti dhe në të njëjtën kohë shijuan ushqimet e përgatitura nga gjyshet e tyre.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë: zhvillimi i pikëpamjeve kozmopolite dhe tolerante drejt dallimeve të karakterit gjuhësor, etnik, fetar dhe kulturor, pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me më shumë fraza kulturo-shoqërore të zakonshme për raste dhe evenimente dhe festa të ndryshme, nxitja e respektit, ndihmës dhe bashkëpunimit gjatë realizimit të aktiviteteve