(05.04, 2010) Dita e tretë e Pashkëve. Siç është traditë për festën e Pashkëve miqtë shkojnë te njëri tjetri dhe u japin njëri tjetrit vezë të kuqe të shoqëruar me thënien, Krishti u ringjall-Vërtet u ringjall.
Në kët ditë, ne arsimtarët sëbashku me nxënësit e SHFID “Fridtjof Nansen”, nga fshati Preljubishtë ishim në tryezën e Pashkëve te familja Simoski në fshatin Preljubishte.
Qëllimi i kësaj vizite është që nxënësit e klasës së parë nga dy grupet e komuniteteve etnike të njoftohen me traditat dhe mënyra e festimit të Pashkëve.
Në hymjen e shtëpisë së tyre na mikpriti nikoqirja e shtëpisë Lidija Simoska me një mirëseardhje të ngrohtë,

dhe pastaj u kujdes që çdo fëmijë të vendoset në tryezën e pasur për Pashkët, e përgaditur nga duart e saj enkas për kët rast. Në tryezën përveç ushqimit kishte edhe zbukurime për festën e Pashkëve, shportë me vesë të ngjyrosura në ngjyra të ndryshme. Kënaqësia ishte tepër e madhe nga ana e fëmijëve.
Në dalje nga shtëpia, siç dikton tradita nikoqirja ju dhuroi çdo fëmiju nga një vezë të kuqe për Pashkët.
Një falenderim të madh familjes Simoski të cilët kontribuan që nxënësit, po edhe ne të ndjehemi shumë mirë në shtëpinë e tyre, si dhe ta plotësojmë qëllimin e vizitës tonë.