Më 11 dhjetor, 2014 Qendra për Dialog Nansen Shkup organizon tryezë të rrumbullakët në hapësirat e SHF “Bratstvo Migjeni” në Tetovë me qëllim që të diskutohet rreth rreziqeve të lidhura me trendin e ndarjes së shkollave në komunën e Tetovës, si dhe për shkëmbimin e eksperiencës të lidhur me aplikimin e modelit Nansen për arsimim të integruar.
Në tryezën e rrumbullakët me fjalim u drejtuan Komisarja e lartë për pakica kombëtare, Astrid Tors, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe drejtori i QDN Shkup, Sasho Stojkovski. Në tryezën e rrumbullakët marrën pjesë përfaqësues së zyrës së Komisares së lartë për pakica kombëtare, përfaqësues të Bordit drejtues të QDN Shkup dhe zyrës së QDN Shkup, drejtoria e shkollës, përfaqësues të Inspektoratit arsimor, Byrosë për zhvillimin e arsimit si dhe një pjesë e mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve.
Tryeza e rrumbullakët organizohet me qëllim që të gjinden zgjidhje si dhe të ofrohen rekomandime të mundshme për ngritjen e nivelit të integrimit në shkollat si dhe të parandalohet trendi i ndarjes së shkollave në linja etnike.