Më 20 shtator 2012, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup z. Sasho Stojkovski dhe kryetari i komunës Karbinci z. Vasil Bogdanski nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim për të inkuadruar Nansen modelin për arsimim të integruar në shkollën fillore “Strasho Pinxhur” duke filluar nga ky vit akademik. Projekti do ti përfshijë nxënësit nga klasa e gjashtë dhe shtatë nga komuniteti maqedonas dhe turk, si dhe mësuesit dhe prindërit e tyre.
Mësuesit që do të implementojnë aktivitetet e integruara jashtëmësimore do të përfundojë një cikël bazik të trejnimeve për arsim të integruar në kuadër të Qendrës së Trajnimit pranë QDN Shkup dhe do të pajisen me programet vjetore për zbatimin e aktiviteteve të integruara jashtëmësimore të përgatitura nga ekipi për arsim në kuadër të QDN Shkup. Përveç kësaj, do të sigurohet një program i veçantë për bashkëpunim me prindërit i cili do të forcojë bashkëpunimin ndërmjet prindërve, mësuesve dhe nxënësve me prejardhje të ndryshme etnike.