Më 3 gusht 2011 drejtori ekzekutiv i QDN Shkup Sasho Stojkovski dhe prefekti i komunës së Çairit Izet Mexhiti nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim trivjeçar në projektin “Nansen modeli për arsimim të integruar”.

Me ndihmë financiare nga ana e komunës së Çairit, këtë vit shkollor projekti do të implementohet në shkollën fillore komunale “Rajko Zhinzifov”, ndërsa do të jenë të inkuadrauara dy paralele (maqedonase dhe shqipëtare) nga klasa e parë, prindërit e nxënësve dhe arsimtarët.

Vitin e ardhshëm shkollor në projekt do të inkuadrohet edhe një gjeneratë e re e nxënësve, ndërsa ekziston mundësia që projekti të zgjërohet edhe në shkolla tjera të komunës Çair. Fillimi zyrtar i projetit është i planifikuar për fillimin e muajit tetor të këtij viti.