Më 23 tetor 2012, një pjesë e ekipit të QDN Shkup- Ançe Jovanoska dhe Mirlinda Alemdar realizuan prezantim dhe punëtori për arsimtarët dhe drejtorët e disa shkollave fillore nga Bujanoci. Seminari u realizua në Ohër ku QDN Shkup mori pjesë në ditën e parë të punës së seminarit tre ditor i cili u organizua nga ana e Qendrës për Dialog Nansen Sërbi si pjesë e projektit “Përforcimi i kompetencave sociale të shkollave në Bujanoc”.

Pjesëmarrësit kishin munësi të informohen për veçoritë dhe levërditë nga Nansen modeli për arsimim të integruar, ndërsa nëpërmjet puntorisë “Kyçja aktive dhe bashkëpunimi me prindër në procesin edukativo -arsimor” u prezantuan ide dhe zgjudhje të mundshme për përforcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit me prindër në suaza të shkollave të tyre.