Më 28 Shtator, 2011, u realizua prezentimi i projektit: Nasen modeli për arsimim të integruar para prindërve të nxënësve të klasës së parë pranë SHFK “Vëllazërimi”, komuna e Karposhit, të cilët mësimin e rregullt e vijojnë në gjuhën maqedonase respektivisht shqipe.

Prezentimi u realizua me qëllim të njoftimit të prindërve me organizimin, principet dhe metodologjinë e realizimit të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore, si parakusht themelor për sigurimin e pajtimeve nga ana e prindërve për kyqjen e nxënësve në të njejtat.