Më 27 dhjetor 2012 në hapsirat e SHFID “Fridtjof Nansen”, f. Preljubishtë komuna e Jegunovcit u realizua shfaqja me titull “Ëndërra e çuditshme e fëmiut”. Shfaqja u organizua nga ana e ekipeve të arsimtareve dhe nxënësve të klasës së katërt dhe të pestë në bashkëpunim me ekipin për dukim pranë QDN Shkup. Shfaqen e karakterizoi skenografia dhe kosumografija dimërore si dhe performanca e shkëlqyer e nxënësve nga dy gjeneratat. Si edhe në shfaqet të organizuara më parë, edhe gjatë kësaj shfaqeje nuk mungoi publiku i shumtë i cili e ndjeku shfaqen me një kënaqësi dhe vëmendje të veçantë. Përpos numrit të madh të prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve në shfaqen morën pjesë dhe ekipi i QDN Shkup. Tradicionalisht si çdo vit, nxënësve iu dhuruan pako për festat e fundvitit.

Shfaqja e Vitit të Ri ishte njëkohësisht dhe një rast i mirë për shoqërim dhe bashkëpunim mes nxënësve nga dy gjeneratat si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes arsimtareve dhe prindërve.