Më 28 dhjetor, 2011 u realizua shfaqja me titull Bashkëkohore dhe tradicionale në hapsirat e SHMID Mosha Pijade, komuna Jegunovcë. Shfaqja u organizua dhe realizua nga nxënësit t vitit të parë dhe të dytë së bashku me profesorët përgjegjës për sekcionet etno dhe atë të dramës.

Shfaqja ishte ndërthurrje e skenave bashkëkohore dhe tradicionale nga përditshmëria, si dhe me valle tradicionale të cilat u prezantuan nga ana e nxënësve. Vizitorët e shumtë shprehën kënaqësi dhe mahnitje nga shfaqja e cila gjithashtu ishte një rast i mirë për shoqërim mes nxënësve, profesorëve dhe ekipit të QDN Shkup.