Më 29 dhjetor 2011 në hapsirat e SHFID “Fridtjof Nansen”, f. Preljubishtë komuna e Jegunovcit u realizua shfaqja me titull “Të humbur në natën e Vitit të Ri”. Shfaqja u organizua nga ana e ekipeve të arsimtareve dhe nxënësve të klasës së tretë dhe të katërt. Shfaqen e karakterizoi skenografia dhe kosumografija e mrekullueshme si dhe performanca e shkëlqyer e nxënësve nga dy gjeneratat. Si edhe në shfaqet të organizuara më parë, edhe gjatë kësaj shfaqeje nuk mungoi publiku i shumtë i cili e ndjeku shfaqen me një kënaqësi dhe vëmendje të veçantë. Përpos numrit të madh të prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve në shfaqen morën pjesë dhe drejtori i QDN Shkup, si dhe ekipi për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup.

Shfaqja e Vitit të Ri ishte njëkohësisht dhe një rast i mirë për shoqërim dhe bashkëpunim mes nxënësve nga dy gjeneratat si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes arsimtareve dhe prindërve.