Më 20.10.2011 nxënësit nga gjenerata e parë dhe e dytë nga shkolla e mesme e integruar në f. Preljubishtë, se bashku me profesorët nga lëndët profesionale e vizituan panairin Tehnoma 2011 në Shkup.
Qellimi i ekskurzionit ishte që nxënësit të njoftohen me arritjet më të fundit nga lëmia e automatikës, elektronikës, energjetikës etj.
Vizita e panairit Tehnoma 2011 ishte një mundësi për nxënësit që ti pasurojnë njohuritë e mëparshme nga automatika dhe elektronika, si dhe të njoftohen me mjetet e ndryshme dhe instrumente matëse, të cilat do të ju shërbejnë gajtë edukimit të mëtutjeshëm profesional. U vizituan shumë shtande të kompanive të ndryshme ku nxënësit morën materiale dhe katallogë të cilët më tutje do tju shërbejnë në orët e lëndëve profesionale.