Në periudhën prej 28.11-02.12.2011, Qendra për Dialog Nansen Shkup organizoi vizitë studimore në mbretërinë e Norvegjisë për një pjesë të partnerëve, bashkëpunëtorëve, dhe realizatorëve të projekteve të implementuara nga ana e QDN Shkup. Qëllimi i vizitës së Norvegjisë ishte njohja më e përafërt me veçoritë e sistemit edukativ dhe politik të Norvegjisë, arritjet në fushën e arsimimit të integruar, si dhe vizita të institucioneve të larta shtetërore në nivel qendror dhe lokal si dhe institucione edukativo arsimore. Grupa e udhëhequr nga një pjesë e stafit të QDN Shkup, ishte e përbërë nga: Zëvendës Ministri për Arsim dhe Shkencë- Safet Neziri, Këshilltarja shtetërore për arsim pranë MASH- Naziktere Sulejmani, përfaqësues nga kabineti i Ministrit për arsim dhe shkencë- Biljana Maksimovska dhe Suzana Sotirovska, Kryetari i komunës së Vasilevës- Vanço Stojanov, Udhëheqësi i sektorit për Arsim pranë komunës së Tetovës- Iljaz Halimi, Udhëheqësi i sektorit për arsim pranë komunës së Çairit- Nuhi Dardhishta, përfaqësuesi përgjegjës për regjionin e Pollogut nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit- Jashar Kasami, arsimtarja nga SHFID në f. Preljubishtë- Habibe Mustafi, dhe ekipi i arsimtarëve klasor nga Strumica- Ljubinka Cvetanova, Daniela Miteva, Mejdin Useinov dhe Iris Kumbaraxhi- Kaja.
Gjatë vizitës studimore grupi qëndroi në qytetet Oslo dhe Lilehamer. Gjatë qëndrimit në Oslo u realizua vizita e shkollës fillore Tojen, një nga shkollat më të vjetra fillore të kryeqytetit, dhe njëherit shkollë në të cilën më shumë se 30 etnitete të ndryshme e përcjellin mësimin. Gjatë vizitës së shkollës, grupa nga Maqedonia kishte mundësinë që të njihet me historiatin e shkollës dhe me mënyrën e organizimit të mësimit dhe përdorimit të dygjuhësisë gjatë mësimdhënies.
Si pjesë e vizitës së kryeqytetit Norvegjez u realizua një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, respektivisht me përfaqësues të departamentit i cili është përgjegjës për Balkanin perëndimor. Gjatë takimit, vizitorët u informuan rreth planeve dhe prioriteteve strategjike të MPJ të Norvegjisë për Balikanin perëndimor, njëkohësisht u potencua bashkëpunimi i suksesshëm me Qendën për Dialog Nansen- Shkup si dhe u potencua nevoja për bashkëpunim më intenziv me institucionet shtetërore të Maqedonisë. Vizita e Oslos përfundoi me takim në ambasadën e Maqedonisë në Oslo, ku vizitorët kishin rastin të njihen me ambasadorin si dhe të degjojnë diçka më tepër për rolin e kësaj përfaqësie diplomatike të posahapur.
Gjatë qëndrimit në qytetin Lilehamer u realizuan takime dhe vizita të shumta. U realizua vizita e shkollës fillore Sore Al ku vizitorët kishin rastin që të përcjellin një shfaqe të shkurtër nga ana e nxënësve. Njëkohësisht para nxënësve të kësaj shkolle u emetua një shfaqe e shkurtër nga shkolla e integruar në Jegunovcë, Maqedoni. Drejtoresha e shkollës beri prezantimin e shkollës, klasave dhe kabineteve ku të pranishmit kishin rastin të njihen me veçoritë e kësaj shkolle. Vizita e ardhshme në qytetin Lilehamer ishte në Nansen Akedeminë, ku u organizua një prezantim para studentëve dhe të punësuarve në Akademinë, lidhur me sukseset e fundit të QDN Shkup. Me këtë rast u prezantua një fil i shkurtër dokumentar për punën e QDN Shkup në rpmovimin e arsimimit të integruar. QDN Shkup u tregua si lider në promovimin e arsimimit të integruar në rajon. Gjatë qëndrimit në Nansen Akademinë u realizua një ligjeratë me temë: “ Fridtjof Nansen, hulumtues polar, dhe humanist ndërkombëtar ” nga ana e profesorit Inge Ajdsvag. Ligjerata u përcoll me një vëmendje dhe një respekt të veçantë për jetën dhe veprën e një prej Norvegjezve më me famë- Fridtjof Nansen.
Vizita studimore në Norvegji ishte një rast i shkëlqyer për njohjen e drejtpërdrejtë me strukturën dhe organizimin politik gjatë realizimit të vizitave në komunën e Lilehamerit dhe bashkinë Opland. Gjatë vizitës së komunës Lilehamer, të pranishmit e ksihin rastin të njihen me historiatin e qytetit si dhe me strukturën politike dhe përgjegjsisë e komunës. Gajtë qëndrimit në Lilehamer u realizua një takim në bashkinë Opland, në të cilën gjithashtu vizitorët në mënyrë të detajuar u njohën me rolin dhe dhe ingerencat e bashkisë Opland si dhe për projektet e bashkisë në nivel ndërkombëtar.
Si pjesë e vizitës studimore në mbretërinë e Norvegjisë, u vizituan dhe shumë institucione kulturo-historike të cilat tërhoqën vëmendje: ski kërcimorja në Oslo, ski kërcimorja në Lilehamer, muzeu historic Majhaugen, parku Hunderfosen etj.
Vizita studimore në Norvegji ishte një rast i mirë për thellimin e bashkëpunimit mes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të QDN Shkup dhe njëkohësisht u vlerësua si shumë e sukseshme dhe positive nga ana e të gjitë pjesëmarësve.