Më 5 tetor 2012 ekipi për edukim pranë QDN Shkup, zbatoi një sërë aktivitetesh të integruara jashtëmësimore për nxënësit nga klasa e parë gjer tek klasa e pestë në shkollën fillore “Koço Racin” – Ognjanci, Komuna Petrovec. Aktivitetet u realizuan në përputhje me metodologjinë specifike të punës gjatë implementimit të Nansen modelit për arsimim të integruar në bashkëpunim me mësuesit të cilët do të jenë përgjegjës për zbatimin e programeve vjetore për aktivitetet e integruara. Nxënësit morën pjesë në të gjitha aktivitetet me entuziazëm të madh dhe shprehën interes për pjesëmarrjen e mëtejshme në aktivitetet jashtëmësimore.