Më 23 shkurt, 2013 u relizuan ligjerata me ekpertë lokal në suaza të Qendrës për trajnim- modeli Nansen për arsimim të integruar. Ligjeratat janë pjesë përbërëse të ciklit bazik për arsimim të integruar. Profesori Zoran Velkovski realizoi një ligjeratë të lidhur me përforcimin e kompetencave të arsimtarëve gjatë definimit të qëllimeve dhe detyrave, si dhe aplikimin e formave, metodave dhe teknikave të ndryshme gjatë implementimit të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore. Sesioni i dytë i trajnimit u realizua nga profesoresha Florina Shehu në temën “ Komunikimi ekipor dhe në çifte me arsimtarëve në hapsira multietnike”.

Pjesëmarrësit të cilët ishin prezent në ligjeratat janë arsimtarë nga grupi i dytë të cilët janë në proces të përfundimit të ciklit bazik të trajnimeve për arsimim të integruar në suaza të Qendrës për trajnim të QDN Shkup.