Më 18 dhe 26 Janar, 2012 në hapsirat e Qendrës për Dialog Nansen Shkup u realizuan dy punëtori njëditëshe për arsimtaret të cilët janë realizuaese të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore si pjesë e projektit Nansen modeli për arsimim të integruar në SHFK “Rajko Zhinzifov”- Shkup.

Puntoritë u përgaditën dhe u realizuan nga ana e ekipit për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup dhe janë pjesë e programit për bashkëpunim me arsimtarët të cilët janë realizues të drejtëpërdrejtë të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore.

Temat e punëtorive ishin- Karakteristikat e Nansen modelit për arsimim të integruar dhe Planifikimi dhe përgaditja e sukseshme e koncept propozimeve për aktivitete jashtëmësimore.

Gjatë punëtorive u potencua roli dhe rëndësisa e bashkëpunimit ekipor dhe tandemik mes realizuesve të aktiviteteve të integuara jashtëmësimore gjatë tërë proçesit të planifikimit, organizimit, realizimit dhe vlerësimit të aktiviteteve jashtëmësimore. Gjatë puntorisë poashtu u bë vetë-vlerësimi i aktiviteteve të realizuara jashtëmësimore nga ana e tandemeve të mësuesve gjatë gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollor 2011/2012 si dhe përgaditja e propozim aktiviteteve të karkterit jashtëmësimor.

QDN Shkup në mënyrë të vazhdueshme  punon në ngritjen e kapaciteteve të arsimtarëve të cilët punojnë në realizimin e programeve vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore si pjesë e projektit “Nansen modeli për arsimim të integruar”.