Më 12 dhe 13 Janar, 2012 në hapsirat e Qendrës për Dialog Nansen Shkup u realizuan dy punëtori njëditëshe për realizuaesit e aktiviteteve të integruara jashtëmësimore si pjesë e projektit Nansen modeli për arsimim të integruar në SHFK “Marshall Tito”- Strumicë dhe SHFK “Goce Dellçev”- Vasilevë. Puntoritë u përgaditën dhe u realizuan në dy gjuhë (maqedonisht dhe turqisht) nga ana e ekipit për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup dhe janë pjesë e programit për bashkëpunim me arsimtarët të cilët janë realizues të drejtëpërdrejtë të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore.
Qëllimi i punëtorive ishte potencimi i rolit dhe rëndësisë të bashkëpunimit ekipor dhe tandemik mes realizuesve të aktiviteteve të integuara jashtëmësimore gjatë tërë proçesit të planifikimit, organizimit, realizimit dhe vlerësimit të aktiviteteve jashtëmësimore. Gjatë puntorisë poashtu u bë vlerësimi i aktiviteteve të realizuara jashtëmësimore nga ana e tandemeve të mësuesve gjatë gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollor 2011/2012 si dhe përgaditja e propozim aktiviteteve të karkterit jashtëmësimor për gjysëmvjetorin e ardhshëm.
QDN Shkup në mënyrë të vazhdueshme punon në ngritjen e kapaciteteve të arsimtarlve të cilët punojnë në realizimin e programeve vjetore për aktivitete të integruara jashtëmësimore si pjesë e projektit “Nansen modeli për arsimim të integruar”.