(07-09.05.2010, 18-20.06.2010) Në terminet e lartëshkruara u realizuan seminare në Ohër me prindërit e nxënësve potencial-pjesmarës në proektin Shkolla e mesme e integuar dygjuhësore- gjenerata e parë.

Qëllimi i këtij seminari ishte që për herë të parë të takohen të gjithë prindërit (maqedonas dhe shqiptarë) të cilët e dhanë përkrahjen e tyre dhe janë pjesë e proektit, dhe me anë të dijalogut të diskutohen të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen prindërit, të cilat janë ngushtë të lidhur me proektin.

Dita e parë ishte e rezevuar për ligjerata e prof.Stainer Bryn në temën “Dijalogu- mjet për zgjedhje jo të dhunshme të konflikteve” dhe miratimi i të njëjtës në jetën e përditshme, ndërsa ligjerata ishin të mbështetura me shembuj pozitiv të përdorimit ët dijalogut në regjion

Duke potencuar se ky koncept i arsimit është model dhe zgjidhje për funkcionim të sukseshëm të sistemit arsimor në R. E Maqedonisë, (sidomos në regjionet multietnike), prof. Bryn e shprehu përkrahjen e tij personale për fillimin e gjeneratës të parë të nxënësve në shkollën e mesme të integurar dygjuhësore.

Dita e dytë ishte i dedikuar prezentimit të mësimit formal të shkollës së mesme Mosha Pijade (për degën e elektroteknikës-teknikës kompjuteristike me automatikë) nga ana e dy ndihmës-drejtorëve.

Me ndihmën e prezentimit nga ana e Anica Onosimoska dhe Teuta Ramadani (përfaqësues të timit për EZHA të QDN-Shkup), prindërit prezent kishin mundësinë që në mënyrë më detale të njoftohen me programet e mësimit joformal- aktivitete jashtëmësimore si dhe me programën për bashkpunim me prindërit.

Seminaret u realizuan në atmosferë të këndshme.