Më 22 shkurt, 2013 u organizuan dhe realizuan trajnimet praktike në suaza të trajnimeve bazike për arsimim të integruar në shkollën e parë të integruar fillore dhe te mesme ne Preljubishtë, komuna e Jegunovcit. Trajnimi praktik është pjesë përbërëse e aktiviteteve të organizuara në suaza të Qendrës për trajnim për arsimim të integruar pranë QDN Shkup.

Grupi i dytë i pjesëmarrësve të cilët i përcjellin trajnimet bazike janë 19 arsimtarë të shkollave fillore nga disa komuna dhe qytete në Republikën e Maqedonisë: Shkup, Tetovë, Veles, Kriva Pallankë, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Sveti Nikole dhe kumanat Bistricë dhe Sopishtë.

Gjatë trajnimeve praktike pjesëmarrësit kishin rast të njihen prej së afërmi me metodologjinë e punës e cila aplikohet gjatë implementimit të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore në grupe të përziera etnike, me një fokus të veçantë në qasjen dygjuhësore me anë të parafrazimit, bashkëpunimit tandemik mes arsimtarëve, aplikimi i metodës së lojës si dhe komunikimi me nxënësit.