Më 23.11.2011 nxënësit dhe arsimtaret nga të dy gjeneratat pranë SHFID, f. Preljubishtë e shënuan ditën e drurit. Nxënësit me një kënaqësi të veçantë e pasuruan oborrin shkollor me fidane të reja, dhe me këtë dhanë kontributin e tyre për zbukurimin e ambientit më të afërt. Dita e drurit ishte një rast i shkëlqyeshëm për shoqërimin e nxënësve si dhe për potencimin e rënsësisë së sjelljes së përgjegjshme ndaj natyrës.