Më 7 nëntor 2011 në SHFID dhe SHMID në f. Preljubishtë, u shënua festa e Kurban Bajramit. Nxënësit nga shkolla e mesme dhe fillore e shënuan festën në suaza të aktiviteteve jashtëmësimore së bashku me profesorët respektivisht me arsimtaret e tyre, dhe me një pjesë të ekipit të QDN Shkup. Festa u shënua me degustacion të desertit tradicional të festës së Bajramit- bakllavës dhe njëkohësisht ishte një rast i mirë për ndarjen e përshtypjeve të ndryshme të lidhura me shënimin e festës nga ana e nxënësve.
Shënimi i festave të rëndësishme fetare është i paraparë në programet vjetore për realizimin e aktiviteteve jashtëmësimore të hartuara nga ana e QDN Shkup dhe të njejtat kontribojnë në thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese mes nxënësve të bashkësisë etnike maqedonase dhe shqipëtare, dhe njëkohësisht i senzibilizojnë nxënësit për respektimin e dallimeve të ndërsjella.