Në 14 tetor 2011 solemnisht u shënua fillimi i projektit “Nansen modeli për arsimim të integruar” në suaza të SHF “Goce Dellçev”, Maalla e Re, Komuna e Vasilevës. Mysafirëve të pranishëm iu drejtuan Gordana Janeva- drejtoresha e shkollës, Sasho Stojkovski- drejtori ekzekutiv i QDNShkup, Vanço Stojanov- kryetari i komunës së Vasilevës dhe Pançe Kralev- Ministri për Arsim dhe Shkencë. Me rastin e nismës së projektit nxënësit përgaditën një shfaqe të shkurtë kulturo-artistike. Në këtë enveniment ishin të pranishëm Hadi Nezir- Ministri pa resor në Qeverinë e R. e Maqedonisë, Burak Gurkan- sekretari i tretë pranë Ambasadës së R. së Turqisë në Maqedoni, Jakup Arsllan- drejtori gjeneral i kolexheve turke në Maqedoni, drejtoria dhe kolektivi i shkollës “Goce Dellçev”, përfaqësues të bashkësisë lokale pranë Maallës së Lartë, ekipet e arsimtarëve dhe profesorëve nga shkollat e integruara pranë komunës së Jegunovcit dhe Strumicës si dhe një numër i madh i prindërve dhe nxënësve nga komuna e Vasilevës.

Të pranishmit e përshëndetën inicijativën dhe shprehën kënaqësinë nga nisja e projektit i cili deri në tani ka demonstruar rezultate të jashtëzakonshme në komunat ku implementohet.

Multietniciteti i Maqedonisë reflekton edhe në procesin edukativ, nga kjo aplikimi i këtij modeli edhe në gjashtë shkolla tjera fillore rezultoi me tejkalimin e dallimeve dhe dhe barrierave mes dy bashkësive etnike. Me këtë projekt i cili aplikohet në paralele të përziera nga klasa e gjashtë të sistemit nëntëvjeça, nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë të prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve, dallimet në tradita, religjion dhe culture bëhen faktori i afrimit- deklaroi mes tjerash Ministri i arsimit dhe shkencës Pançe Kralev.

Projekti Nansen modeli për arsimim të integruar do të implementohet në bashkëpunim me komunën e Vasilevës në shkollën rajonale Goce Dellçev në Maallën e Re ku përveç mësimit të rregullt do të realizohen dhe aktivitete të integruara jashtëmësimore për nxënës të klasës së gjashtë nga bashkësia etnike turke dhe maqedonase.

Për kryetarin e komunës së Vasilevës, Vanço Stojanov, ky projekt paraqet një mundësi të mire për njoftimin dhe afrimin e banorëve të komunës së Vasilevës, në të cilën rreth 18% të banorëve janë Turq.