Me rastin e shënimit të fundit të gjysëmvjetorit të parë dhe festave të Vitit të Ri, më 25 dhjetor QDN – Shkup organizoi program të vitit të ri për nxënësit nga klasa e 1. deri në të 5. në Sh. F. “Goce Dellçev” – Konçe të cilët janë të kyçur në projektin Modeli Nansen për arasim të integruar. Programi ishte i ndjekur edhe nga ana e mësuesëve të cilët realizojnë programet e aktiviteteve jashtëmësimore të integruara edhe nga ana e kolegëve të tyre nga shkolla. Gjithashtu prezent në ngjarje ishin edhe prindërit e nxënësve. Programi i Vitit të ri u realizua nga ana e një magjistari i cili arriti t’i entuziazmojë dhe kënaq nxënësit me performansin e tij të jashtëzakonshëm.