Më 6 mars 2018, mësimdhënëset Mirjana Nevenova dhe Fatmire Mahmudi realizuan aktivitetin e planifikuar jashtëmësimor me nxënësit e klasës së dytë dhe të tretë. Aktiviteti u realizua në suaza të Eko-sekcionit ndërsa qëllimet e aktivitetit ishin:
– inkurajimi i nxënësve për bashkëpunim të ndërsjellë konstruktiv;
– inkurajimi i nxënësve të praktikojnë komunikimin jo-verbal në një mjedis dygjuhësor;
– promovimi i origjinalitetit, krijimtarisë,
– përkrahja e nxënësve gjatë krijimit të kartolinave për 8 Mars.