Më 1 dhjetor 2017, mësuesеt Tijana Baјraktarska dhe Hurmet Ala realizuan aktivitete në kuadër të sekcionit “Njihe Maqedoninë”. Aktiviteti ditor ishte “Valle tradicionale maqedonase”. Qëllimet e aktivitetit ishin krijimi I një klime pozitive emocionale në grup duke prezantuar muzikën popullore për fëmijë dhe duke zhvilluar ndjenjë ritmi gjatë ushtrimit të vallëzimeve folklorike tradicionale dhe njohjes me instrumentet muzikore.
Nxënësit në mënyrë aktive morën pjesë në aktivitetet duke bashkëpunuar dhe duke dëgjuar muzikë së bashku. Ata shprehën dëshirë për të mësuar dhe me lehtësi mësuan hapat e valleve popullore maqedonase.