Më 12 dhjetor 2017 mësimdhënëset Milica Apostoloska dhe Alpina Fejzuli-Beshiri së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitetin interkulturor si pjesë e programit “Njihe Maqedoninë”. Përmes aktiviteteve argëtuese dhe krijuese, nxënësit mësuan më tepër për veshjet tradicionale maqedonase dhe shqiptare.
