Gjatë muajve janar dhe shkurt 2019, mësimdhënëset Lidija Bilbiloska dhe Drita Jakupi, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Veshjet dimërore” nga Eko Sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.
Për realizimin e aktiviteteve ditore Leshi, Stofi, Pambuku dhe Najloni, nxënësit luajtën lojëra të ndryshme me qëllim që të njoftohen me temat ditore. Diskutuan për materialet që përdoren tek veshjet e dimrit dhe cilësitë e tyre si dhe me to krijuan punime të shumëllojshme.
Disa nga qëllimet e këtyre aktiviteteve janë nxitja e respektit, ndihmës dhe bashkëpunimit gjatë realizimit të aktiviteteve, zhvillimi i ndjenjës së gëzimit dhe kënaqësisë gjatë mësimit nëpërmjet lojërave, zbulimi i rolit dhe rëndësisë së llojeve të ndryshme të materialeve prej tekstili për njeriun në kushte dimërore, aftësimi i nxënësve për përdorim origjinal dhe kreativ të hedhurinave, si dhe sensibilizimi nxënësve për zbulimin e specifikave të llojeve të ndryshme të materialeve (me anë të shqisave të prekjes).