Gjatë muajit shkurt 2019 mësimdhënësit Sashka Dellova dhe Zana Amedovska Selimoska me nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë realizuan aktivitete të përbashkëta “Si të mbrohemi nga sëmundjet” nga Eko sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nëpërmjet lojërave të ndryshme dhe diskutimeve, nxënësit u njoftuan me temat ditore. Ata shikuan video informative për viruset dhe bakteret, nga të cilat mësuan cilat baktere nuk janë të dëmshme për trupin e njeriut, cilat janë të dëmshme dhe si të mbrohen prej tyre. Në grupe zgjidhën kuizin e përgatitur nga mësimdhënëset e tyre si dhe përgatitën pllakat me thënie nga përmbajta e temave ditore.

Qëllimet e aktiviteteve janë përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve dhe arsimtarëve nga dy grupet e ndryshme etnike, mbështetja e bashkëpunimit në grup dhe tandem gjatë organizimit të detyrave projektuese nga ekologjia si dhe aftësimi i nxënësve për zbatimin e përgjegjshëm dhe në kohë të shprehive shëndetësore-higjienike në drejtim të mbrojtjes së shëndetit personal.