(12-15.10.2010) Në periudhën nga 12-15.10.2010 shkolla ishte nikoqire e ekipit të mësueseve nga Sh.F.K “Marshall Tito” nga Strumica; Tena Zafirova dhe Zymbyl Çyçek.
Qëllimi i vizitës ishte që mësueset nga afër të njoftohen me metodologjinë e implementimit të projektit shkolla e integruar dygjuhësore, metodologji e cila do të ju shërbejë si udhërrëfyes gjatë realizimit të projektit të njejtë në shkollën e tyre amë në gjuhën maqedone dhe gjuhën turke.
Gjatë vizitës së tyre tre ditore, mësueset u njoftuan me metodologjinë e planifikimit të aktiviteteve të përbashkëta, realizimin e aktiviteteve të njejta duke përodur “parafrazimin”,

përdorimin e lojës gjatë ligjerimit, implementimin e dhe respektimin e rregullave të lojës gjatë orës si dhe shumë aktivitete tjera nga të cilat varet suksesi i projektit.
Të mahnitura nga projekti dhe shkolla të cilën vizituan, duke komplimentuar mësueset dhe shkollën gjithashtu me dëshirë të arritjes së rezultateve të njejta në shkollën amë e mbaruan trajnimin dhe vizitën.