(15.03, 2010) Më datë 15.03.2010 në shkollë na vizitoi përfaqësues i SUP – shërbyesit e uniformuar policor të stacionit policor në Tetovë.
Kjo vizitë u organizua në kuadër të aktiviteteve të Klubit të Prindërve në bashkëpunim me mësueset e SHFID “ Fridtjof Nansen”
Jovica Misajlovski (prind nga SHFID “Fridtjof Nansen” dhe përfaqësues i SPM të Tetovës) i njoftoi nxënësit me rolin e policit rrugor, në rregullimin e komunikacionit, si të qarkullojnë sigurt nëpër trotuare dhe të kalojnë rrugën.
Fëmijët me interes të madh ndoqën prezentimin dhe bënë një numër të madh të pyetjeve të cilave iu përgjigj me shumë kënaqësi.
Falenderojmë stacionin policor për bashkëpunimin.
