(27.04, 2009) Më datë 27 prill, Shkollen dygjuhësore të integruar “Fridtjof Nansen” në fshatin Jegunovcë e vizitoi Zëvendës ministrja e arsimit dhe shkencës zonjusha Lindita Qazimi. Zëvendës ministrja e arsimit i vizitoi dy klasët e shkollës dhe pati mundësinë të njoftohet me programet për edukim të rregullt dhe joformal për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit të cilat implementohen në shkollë dhe me mënyren si përdoret dygjuhësia në mësim. Gjithashtu zëvendës ministrja u njoftua me rezultatet e evaluimit që u bë nga ana e këshilltarëve të Byrosë për zhvillimin e arsimit në Tetovë. Zonjusha Qazimi shprehi kënaqësinë e saj për atë që pati mundësinë të shikojë gjatë vizitës dhe uroi që nga një shkollë kësisoi të ketë në secilen komunë multietnike të Maqedonisë.

Gjatë vizitës së zëvendës ministres, në shkollen tonë ishte i pranishëm edhe Kryetari i komunës Jegunovcë, Toni Kocevski.