(08.10.2010) Më  8.10.2010, me rastin e shënimit të Javës së fëmijëve,  u organizua dhe realizua një ekskursion njëditësh në Shkup.
Në këtë ekskursion morën pjesë 40 nxënës, 4 arsimtarë dhe 2 përfaqësues të NDC Shkup ndërsa I vizituam:
–    Ambasaden e parë të fëmijëve “Megjashi”
–    Shtëpinë përkujtimore “Nëna Tereze”
–    Shtëpinë redaktuese “Detska radost” dhe librarinë “Prosvetno delo”.
Qëllimet e ekskursionit ishin: Njohja e nxënësve për rëndësinë dhe rolin e Ambasadës së fëmijëve “Megjashi”, promovimi I të drejtave të fëmijëve, nxitja e nxënësve për aplikim të drejtë të frazave kulturore-sociale gjatë vizitës së institucioneve të ndryshme, aplikimi I shprehive kulturore-higjienike.

Ky ekskursion kaloi në një atmosferë pozitive socio-emocionale në grup dhe me një shkallë të lartë të bashkëpunimit në mes të nxënësve.