Nxënësit nga dy paralelet pranë SHMID, në periudhën 10-14 maj 2011. qëndruan në Norvegji, së bashku me realizuesit e aktiviteteve jashtëmësimore, Drejtorin dhe Kryetarin e bordit shkollor të SHMP Mosha Pijade, përfaqësues të SIOFA, si dhe QDN Shkup.
Janë realizuar vizitat e shumë lokacioneve kulturo-historike, atrakcioneve turistike dhe institucioneve edukativo-arsimore në Oslo dhe Lilehamer, të cilat ju mundësuan nxënësve që nga afër të njoftohen me përfitimet e sistemit edukativo-arsimor në Mbretërinë e Norvegjisë, si dhe me trashëgiminë kulturore dhe traditat e popullit norvegjez.