Në datën 22.10.2010, nxënësit e shkollës së parë të integruar dygjuhësore në f.Preljubishtë, sëbashku me profesorët e lëndëve profesionale e vizituan firmën Neokom-Shkup dhe panirin Tehnoma 2010.

Qëllimi i ekskurzionit ishte të njoftohen nxënësit me veprimtarinë e firmës Neokom dhe ti shohin të arriturat më të reja teknologjike nga sfera e automatikës, elektronikës, energjetikës dhe ngj.

Vizita e panairit Tehnoma për nxënësit ishte një mundësi që ti zgjerojnë paranjohuritë e tyre nga automatika dhe elektronika, si dhe të njoftohen me mjete të ndryshme dhe instrumente matëse, të cilat kuptohet se do ti shfrytëzojnë gjatë arsimit profesional si dhe më gjërë. U vizituan vendprezantime të kompanive të ndryshme dhe u morrën materijale reklamuese dhe katallogje të cilët më vonë do i shfrytëzojnë në orët e lëndëve profesionale.

Qëllimi u realizua me sukses, nxënësit ishin të kënaqur nga organizimi dhe vendet që vizituan dhe shprehen dëshirë që në të ardhmën të organizohen vizita të ngjashme.