Më datën 25.03.2011 nxënësit nga SHMDI vizituan disa institucione (të planifikuara me programin për aktivitetet jashtëmësimore), si Radio Televizioni i Maqedonisë, ESRA (univerzoteti për arte audio-vizuale) dhe Fakulteti i dramës në Shkup. Në prezencën e katër profesorëve, përgjegjës për aktivitetet jashtëmësimore, kishin mundësinë të informohen për zhvillimin e Televizionit të Maqedonisë, si dhe të vizitojnë disa studio, ndërsa në ESRA dhe në Fakultetin e Dramës u informuan detajisht për drejtimet studimore në të cilat përgaditen aktorët, regjisorët, xhiruesit, montazherët, animatorët dhe muzicientët e ardhshem.
