Qendra për Dialog Nansen Shkup ka organizuar një vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë, së bashku me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës së R. së Maqedonisë z.Pançe Kralev. Vizita e punës u realizua në periudhën prej 19-21 nëntor, 2012. Qëllimi i vizitës ishte për t’u takuar me institucionet nga Norvegjia me të cilat QDN Shkup ka partneritet shumëvjeçar dhe për të diskutuar planet e ardhshme për bashkëpunim.

Gjatë ditës së parë të vizitës punuese Ministri i Arsimit dhe Shkencës së R. së Maqedonisë, Pançe Kralev, së bashku me themeluesin e NDR Steinar Bryn; drejtorin ekzekutiv të QDN Shkup Sasho Stojkovski dhe projekt menaxheri i QDN Shkup Veton Zekolli morrën pjesë në envinimentin e fokusuar në punën dhe aktivitetet e implementuara nga QDN Shkup në lidhje me modelin Nansen për arsim të integruar. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të informuar publikun në lidhje me përpjekjet e ndërmarra nga Ministria e arsimit për të promovuar arsimin e integruar.Envenimenti u mbajt në Litteraturhuset (Shtëpia e Letërsisë) në Oslo.

Gjatë vizitës në Norvegji delegacioni u takua edhe me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe përfaqësues të Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Humumtim.

Gjatë ditës së dytë të vizitës së punës në Norvegji delegacioni pati takime dhe vizita në Shkollën Fillore Sore Al, Nansen Akademinë, komunës Lillehammer dhe Maihaugen Muzeu.

For more photos, click here.